Edhe pse skuadra e jonë për në ndeshjen kundër Shkëndijës në Tetovë udhëtoi me shumë mungesa, arrti që të tregojë një lojë shumë mirë të organizuar dhe duke u imponuar me shumë raste konkrete për të marrë edhe fitoren.
Skuadra jonë që në fillim dëshmoi se në Tetovë ka shkuar për të nxjerr rezultat pozitiv, por njëkohësisht për të treguar edhe stilin e lojës, me sulme dhe me kërkim të golit.
Për vetëm gjashtë minuta lojë, ekipi ynë ishte skuadra e parë që u kanos, fillimisht në minutën e 3-të ishte braziliani Neto që nuk arriti me kokë të shënojë nga afërsia, pasi goditjen e tij në momentin e fundit arriti që ta shmang portieri nikoqir, Zahov.
Ndërsa më pas, luhej minuta e gjashtë, e që traversa ishte aleat i Shkëndijës, kur pas një krosimi të Goudyabit, Dembo goditi me të djathtën, por duke mos e shënuar golin e tij të 11-të dhe të avantazhit për Shkupin.
Në vazhdim Shkëndija me disa gjysmë raste kërkoi golin me Valon Ahmedin, por porta e Artan Iljazit mbeti e paprekur.
Kur pritej që të shkohej në pushim pa gola të shënuar, në skenë doli papritmas më i riu në këtë ndeshje, 16-t vjeçari Elezi që nga një sulm që nuk dukej rrezik, shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes tonë për avantazh në kohën shtesë 1-0.
Edhe në pjesën e dytë ekipi ynë filloi me sulme të shpejta dhe kërkoi barazimin. Disa kanosje të një pas njëshme sollën dhe rezultat në minutën e 52-të, kur Ilirid Ademi pas kromimit të Alvarezit barazoi shifrat në 1-1.
Deri në fund Shkupi kishte më shumë shanse për të marrë tri pikë, ndërsa pikërisht në minutat e fundit ishte Berisha i Shkupit që nuk arriti të shënon golin e fitores, pas një goditje me kokë që kaloi vetëm përskaj portës së Zahovit, i cili në këtë ndeshje kishte edhe disa intervenime të mira që shpëtoi skuadrën e tij.
Kështu dy ekipet shqiptare në derbin e javës së 12-të, ndanë pikët, Shkëndija mbetet e para në renditje, ndërsa Shkupi tani ka zbritur një pozitë më poshtë, shkaku i fitores së Makedonija Gj.P në fushë mysafire ndaj Rabotniçkit.
Ndeshjen e radhës në kuadër të javës së 13-të ekipi ynë e luan kundër Makedonija Gj.P, ndërsa në mesjavë jemi mysafirë të duelit të Kupës së Maqedonisë së Veriut, mysafirë të Akademija Pandevit në Strumicë.