Mësohen kundërshtarët, Bunjaku dëshiron Buduçnostin

Shpërndaje:

FC Shkupi tani më i ka emrat e ekipeve që mundë të jenë kundërshtarë i mundshëm në shortin e nesërm që do të mbahet në Nion të Zvicrës. Në këtë para short ekipet ishin ndarë në nëntë grupe, ndërsa pikërisht skuadra jonë, FC Shkupi ishte në grupin e nëntë, ku bën pjesë në ekipet që nuk janë bartës të grupit. Kundërshtarët e mundshëm janë Hapoel Beer Sheva (Izrael), AEK Larnaca (Qipro), Domzale (Slloveni), Plyunik (Armeni), Sabail (Azerbajxhan) dhe Buduçnost Podgorica (Mali i Zi).

Shortin e ka komentuar drejtori sportiv i FC Shkupi, Omer Bunjaku, i cili mes tjerash ka thënë se asnjë ekip nuk është e dobët, edhe pse në fillim kishte emra të ekipeve shumë të mëdha.

“Kemi të bëjmë me ekipe të forta, do të potencoj se si kundërshtar që nuk do të dëshiroja të luajmë është AEK Larnaca, ndërsa do të dëshiroja që të kemi duel me ekipin e Buduçnostit. Po e kërkoj këtë kundërshtar nga fakti se kemi mentalitet të nyejt, jemi ekipe nga Ballkani dhe shpresoj që do ti befasojmë”, është shprehur drejtori sportiv Bunjaku.

Shorti final do të jetë nesër me fillim në orën 15:30, ndërsa faza e parë kualifikuese luhet me 11 dhe 18 korrik.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT