Ekspedita e Glasgow Rangers zbarkoi në aeroportin e Shkupit, ku kishin një mikëpritje të ngrohtë nga stafi i FC Shkupit.
Me këtë rast, nikoqirët e sfidës kthyese në Shkupi, skuadra e FC Shkupit, priti futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesit e skuadrës skoceze me lule, të cilat ua dhuruan fëmijët, që janë pjesë e familjes së madhe të FC Shkupi.
Lulet janë e shenjë e respektit për Glasgow Rangers, të cilët në mënyrë të njëjtë dhe me shumë ngrohtësi, priti ekspeditën e FC Shkupit në Glasgow.