Minutat e fundit sollën tri pikë

Shpërndaje:

FC Shkupi shënoi fitore minimale, por të merituar ndaj Bellasicës në stadiumin në Çair. Në terrenin e veshtirë, për shkak të kushteve klimatike, FC Shkupi nga minuta e parë e deri në fund solli presion të vazhdueshëm ndaj portës së Bellasicës, e cila u dorëzua në kohën shtesë nga goditja me kokë të Toni Tipuriçit.

 

Pas matjes së zakonshme të forcave të fillim të ndeshjes në Çair, ishte Serzhinjo që prodhoi kanosjen e parë. Braziliani depërtoi në zonën e mysafirëve nga krahu i majtë, krosoi në shtyllën e dytë, mirëpo reagon më mirë portieri Vujanac. Mysafirët përgjigjën në minutën e 15-të, kur Serafimovski godet nga 30 metra, ndërsa topi përfundon vetëm në duart e portierit Aleksovski. Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte për mysafirët. Në minutën e 31-të, pas rivënies nga këndi, Janev u gjetë sy me sy me portierin Aleksovskin, i cili me një reagim fenomenal drejtoi topin në rivënie nga këndi. Dhe rasti i fundit në pjesën e parë ishte për FC Shkupin. Pas rivënies nga këndi nga Ljamçevski, në shtyllën e parë më mirë reagon Angelov, mirëpo tentimi i tij përfundon mbi portë.

Në pjesën e dytë ishte FC Shkupi kaloi në ofenziv totale dhe ishte i pari që u kanos në portën mysafire. Nga gjuajtja e lirë godet ashpër Angelovi, por në vendin e duhur është portieri mysafirë Vujanac. Në minutën e 56-të vjen krosimi i Ljamçevskit nga këndi, ndërsa me kokë reagon Besir Ramadani, mirëpo rezultati nuk ndryshohet. Pak më vonë , rast ideal për Viktor Angelovin. Krosim nga Ljamçevski, ndërsa nga 6 metra me kokë godet sulmuesi i FC Shkupit, por në vendin e duhur është portieri Vujanac. Skenari i njëjtë ishte edhe në minutën e 85-të, por Angelov tani godet në shtyllën e parë dhe topi shkon jashtë portës. Angelov sërisht u kanos në minutën e 87-të, kur godet ashpër nga 18 metra, por topi shkon skaj portës. Në kohën shtesë, mbrojtësi i FC Shkupit, Toni Tipuriç, godet me kokë, pas krosimit të Serzhinjos. Mirëpo në aksionin tjetër, Tipuriç nuk gabon dhe arrin që të mposht portierin Vujanac, për të siguruar fitoren dhe tri pikët, me të cilat FC Shkupi, arrin deri te pozita e 6-të. Në mesjavë, (28 nëntor) FC Shkupi sërisht do të luajë në terrenin vendas, kësaj radhe ndaj Renovës.

FC Shkupi – Bellasica 1-0 (0-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 2000

Arbitër kryesor: Marjan Eckoski (Ohër)

Ndihmësit: Kushtrim Lika (Kërçovë) dhe Zharko Todorovski (Ohër)

Golashënues: Toni Tipuriç (93′)

Kartona të verdhë: Bozhinov , Serafimovski (Bellasica), Viktor Angelov, Suhel Muharem (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Armel Bradxhi, Suhel Muharemi (Artan Veliu 85′), Besart Krivanjeva, Viktor Angelov, Serzhinjo, Kristijan Stojkoski (Musli Lika 90′), Besir Ramadani (Jusuf Aliu 70′).

Trajner: Umit Karana

Bellasica: Vujanac, Tashev, Milushev, Serafimovski, Sulev, Georgiev, Janev (Drobarev), Mitevski, Jankov (Vusljenini), Bozhinov, Todorov .

Trajner: Marjan Zhivkoviq

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT