Nga sot skuadra e FC Shkupit mbetet pa shërbimet e mesfushorit Shqiprim Taipi, i cili për gjashtë muajt e kaluar ishte në formë huazimi i ardhur nga KF Shkëndija. Në marrëveshje mes dy klubeve është vendosur që Taipi karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin e Kosovës, duke u bashkuar me FC Prishtinën.
Largimi i Taipit nga Shkupi vjen edhe si pasojë e numrit të madh të futbollistëve të huaj që janë bashkuar me klubin dhe disa të tjerëve që priten të vijnë ditëve në vazhdim.
Krysia e kliubit, stafi i trajnerëve dhe të gjithë futbollistët Taipit i urojnë shëndet dhe suksese në karrierën e tij. Mirupafshim XHIBO.