Mladenovski: Nuk ka ndeshje të lehtë në garat e Kupës

Shpërndaje:

Pas angazhimeve në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku ekipi ynë mori fitore ndaj AP Brera Strumicë, të mërkurën nga ora 15:00 do të luhet ndeshja e 1/16 në kuadër të Kupën së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë duel ekipi ynë për kundërshtarë përballë do të ketë skuadrën e Ligës së Tretë, BVK Konjare, që ndeshjet e saja i zhvillon në lagjen e Petrovecit në Shkup. Ekipi të dielën kishte ditë të lirë dhe nga e hëna ka punuar me angazhim të plotë, duke e marrë seriozisht kundërshtarin e radhës dhe garat në kuadër të Kupës.

Lidhur me këtë ndeshje, vlerësimin e tij ka dhënë futbollisti Mario Mladenovski, duke potencuar se në asnjë moment nuk nënvlerësojnë asnjë ekip dhe se do të futen në këtë ndeshje me seriozitetin maksimal për të marrë fitore dhe kualifikim në raundin tjetër.
“Sikurse në ndeshjet e kampionatit, gjithashtu edhe në ato të Kupës, dëshirojmë sukses dhe këtë vit dëshirojmë që të arrijmë deri në fund të garës. Asnjë ndeshje në kuadër të Kupës nuk është e lehtë, këtë duhet ditur. Ekipi është në formë të mire dhe me trajnerin e ri presim që të kemi paraqitje edhe më të mira, atmosfera është shumë e mirë dhe presim që të kemi vetëm rezultatet pozitive”.
Ndeshja BVK Konjare – Shkupi do të luhet në lagjen Petrovec me fillim nga ora 15:00, ndërsa arbitër është caktuar Sllobodan Bocevski nga Shkupi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT