Muarem Muarem, një emër i njohur në futbollin vendor, edhe zyrtarisht i është bashkuar ekipit tonë, ku do të luaj rolin e ndihmës trajnerit të Erdem Alparslan.
Muarem Muarem pas një karrierë të bujshme si futbollistë, ku mbronte edhe ngjyrat e skuadrës nga Çairi, së fundmi luante rolin e ndihmës trajnerit, por edhe kryetrajnerit te skuadra e Gostivarit.
Ai këtë skuadër e udhëhoqi në 9 ndeshje kampionale në Ligën e Parë, duke mos pësuar asnjë disfatë (4 fitore, 5 barazime).
Tashmë i njëjti do ti bashkohet stafit të Alparslan, aty ku sërish do të jenë edhe Minas Osmani, Ferid Veseli dhe Emre Inan.
Prezantimi i Muarem Muarem u bë nga Drejtori Gjeneral CEO, Aykut Turan, i cili i uroj shumë fat dhe suksese në rrugëtimin për edicionin e ri me ngjyrat “bardh e kaltër”.