Një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë, që një kohë të gjatë karrierën e tij e ka kaluar në klube evropiane, si dhe reprezentues i Maqedonisë, Muarem Muarem është përforcimi i parë i FC Shkupi. Futbollisti shkupjan është prezantuar sot me skuadrën e tij të re, pasi ka firmosur edhe kontratën përkatëse me kohëzgjatje prej dy viteve. Menjëherë pas kësaj ka folur edhe vet Muarem Muarem.
“Sigurisht se ndjehem i lumtur që pas 11 viteve kthehem në klubin e dashurisë, Shkupin dhe lagjen time Çairin nga edhe e fillova jetën e një futbollisti profesionist. Shpresoj të adaptohem shumë shpejt me ekipin dhe të jap ndihmën time në realizimin e projekteve të kryesisë, ndërsa tani me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, klubi do ketë mundësi që përsëri të kthejë famën e dikurshme”, është shprehur Muarem
Ndryshe, Muarem së fundmi ka luajtur për Flamurtarin nga Vlora, derisa hapat e parë i ka bërë pikërisht te FC Shkupi, ndërsa në të kaluarën ka pasur një karrierë të pasur duke luajtur për Rabotniçkin, Teteksin, Orduspor, Karabak, Eskishehirspor dhe Aktobe. Përvoja e madhe me Karabahun në garat evropiane, do të bëjë që Muarem të jetë ndihmë e madhe e klubit si në paraqitjen e parë pas 14 viteve në skenën ndërkombëtare, por edhe për sezonin e ri futbollistik.