Muarem:”Shkojmë në Skoci për rezultat pozitiv”

Shpërndaje:

FC Shkupit ka hyrë në fazën përfundimtare para sfidës së parë eliminatore në kuadër të Ligës Evropa, por edhe për sfidat e Ligës së Parë të Maqedonisë. Përgatitjet në Turqi u shfrytëzuan maksimalisht për të akumuluar forcën dhe për ti dhënë mundësi secilit futbollist që të dëshmojë formën aktuale. Mesfushori Muarem Muaremi beson se kjo fazë që është kaluar me mjaft sukses , pasi pjesa kryesore ka qenë fakti se janë shmangur lëndimet serioze.

“Me rëndësi është që nuk kishim lëndime dhe kjo është me shumë rëndësi, sepse pas Ligës Evropa, pas 15 ditëve fillon edhe kampionati vendor. Për një trajner është me rëndësi që ekipi të jetë shëndosh dhe kujt do ti jep shans të shfrytëzojë në fushë”, tha në fillim Muaremi.

Sipas mesfushorit ofenziv, kundërshtari i ardhshëm në skenën evropiane, Glasgow Rangers ka një bagazh të madh të sukseseve në garat evropiane dhe në këtë sezon drejtohet nga një emër i madh në futbollin britanik si Steven Gerrard. Ditë më parë kjo skuadër nisi sezonin me ndeshje miqësore, kundër Bjurit , të cilin e mundi me 6-0. Mirëpo , sipas Muarem Muaremit, FC Shkupi hyn në këtë duel pa asnjë ngarkesë.

“Ata kanë një histori shumë të fortë, por si ekip nuk e di se si janë tani, pasi që e di se disa vite në të kaluarën ishin edhe në Divizionet më të ulëta , mirëpo e di se edhe ata kanë një ekip të ri. Ne si ekip nuk kemi se çka të humbin, do të shkojmë atje të luajmë futboll dhe do të provojmë të kalojmë më tej. Thjesht nuk shkojmë për të humbur, shkojmë për rezultat të mirë”, shprehet Muaremi.

Skuadra e FC Shkupi do të vazhdojë stërvitjet në Shkup, nga dy seanca në ditë deri më 10  korrik, pas së cilës ekspedita e skuadrës shkupjane do të bëhet gati për udhëtimin drejt Glasgow-it në Skoci, për sfidën e parë të Ligës Evropa, ndërsa ndeshja kthyese do të jetë më 17 korrik në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup (ora 17:55).

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT