Pas paraqitjeve të mira me ekipin e Shkupit, dy talentet tanë, sulmuesi Suhel Muharemi dhe portieri Nuhi Jonuzi, kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin, ndërsa tani më ata kanë marrë ftesë që të jenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U18.
Muharemi dhe Jonuzi janë të ftuar nga seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë U18 Goran Staniq, i cili planifikon që të zhvillojë kontrolluese me përfaqësuesen U17. Ndeshja në fjalë do të luhet në Dojran me datë 8 gusht të këtij viti.