Mundemi në Gostivar, me gol të anuluar për barazim

Shpërndaje:

Java e 30-të e kampionatit tonë është mbyllur me disfatë të ekipit tonë nga Gostivari, ku në një lojë të dominuar nga skuadra jonë me shumë raste për të shënuar, në fund rezultati ishte 2-0.

Ndeshja filloi me iniciativë të ekipit tonë dhe në minutën e 4-t, Gronner pati rastin e parë, ku pas krosimit të Voshës tentoi nga afërsia, por topin e largoi një mbrojtës nikoqir. Në minutën e 10-t, ishte  Avornyoo që provoi nga distanca, por portieri Abazi arriti ta dëbojë në rivënie këndore. Në të njëjtën minutë edhe Dudu provoi, por përsëri portieri e dëboi topin në rivënie këndi.

Në minutën e 23-t edhe Sheji tentoi me një goditje, por gjuajtja e tij ishte e plogësht dhe lehtë e kontrolluar nga portieri Abazi. Në minutën e 36 Sheji krosoi nga këndi, ndërsa Pinter me kokë goditi transversalen, që ishte edhe rasti më i mirë i pjesës së parë që përfundoi në barazim 0-0.

Pjesa e dytë nisi më qetë me shumë pak raste, duke u luajtur më shumë në mesfushë. Rastin e parë në këtë ndeshje nikoqirët e kishin në min e 60-t, kur nga distanca tentoi një futbollist e që portieri Iljazi dërgoi topin në rivënie, ndërsa pikërisht nga rivënia këndore në një tollovi para portës shënojnë nikoqirët për 1-0 me amë të Kirovskit.

Në min e 65 Pinter tentoi nga gjuajtja e lirë, por portieri Abazi arriti të dëbojë topin, ndërsa më pas topin e kthyer nuk arritën ta shfrytëzojnë asnjë futbollist i yni në zonë.

Në minutën e 73-t, me një goditje të fortë Avornyo për pak sa nuk ishte preciz, pasi topi goditi shtyllën.

Në minutën e 86-t, ndodhi momenti më interesant, e që nga një luajtje me gjoks topi prek një futbollist vendas që shënoi autogol, ndërsa arbitri anësor akordoi pozitë jashtë lojë, që në video material shihet që ishte vendim i gabuar, pasi Ibishi ishte në lojë nga këmba e mbrojtësit të Gostivarit.

Më pas ekipi ynë u ndëshkua me karton të kuq, që arbitri i dha dy kartona të verdhë Pinterit, një për ndërhyrje të palejuar dhe të dytin për shkak se shtyu gojartin kundërshtar. Kur ishim me një futbollist më pak dhe kërkonim golin e barazimit, nikoqirët në një kundërsulm në minutën e shtatë të kohës shtesë shënuan dhe golin e dytë.

Edhe përkundër disfatës mbetemi në pozitën e parë me pikë të barabarta me Shkëndijës dhe Strugën, por në duelet e drejtpërdrejta me të dy ekipet, skuadra jonë ka nga një fitore dhe nga një barazim. Java e 31-t, luhet të dielën, ndërsa në Çair mysafire është skuadra e Shkëndijës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT