Naumovski: Nuk shkojmë me flamur të bardhë

Shpërndaje:

Në atmosferë pozitive dhe me shëndetin e plotë të të gjithë futbollistëve, ka përfunduar me sukses edhe stërvitja e fundit para nisjes për në Baku të Azerbajxhanit, ku skuadra e FC Shkupit do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Ligës së Evropës.

Te skuadra jonë mbretëron një atmosferë shumë e mirë, ku ekipi ka marrë fillimisht një barazim në Çair 2-2 me Shkëndijën dhe më pas erdhën edhe dy fitoret e radhës, ajo ndaj Makedonija Gj.P 3-1 dhe në Strumicë ndaj Belasicës 0-2, për atmosferën dhe pritjen nga dueli i të enjtes, ka folur portieri Kristijan Naumovski.

“Na pret një kundërshtar mjaft i mirë dhe i fortë, të gjithë e dimë se Neftchi Baku është i fortë, jo ndonjë kundërshtar atraktiv, por në short e fituam pikërisht këtë kundërshtarë. Tani më tre katër ditë së bashku me trajnerin tonë e kemi analizuar kundërshtarin, i cili na ka treguar për dobësitë dhe pikat e forta të tyre. Tani më jemi fokusuar në atë ndeshje, nesër udhëtojmë për në Baku dhe jemi të gatshëm që të japim maksimumin. Nuk do të jetë me rëndësi kush do të jetë në njëbëdhjetëshen e parë apo në pankinë, me rëndësi do të jetë që të gjithë ata që do të vrapojnë në fushë, të japim maksimumin për 90-95 minuta, e çka do të ndodhë le të ndodhë, ne jemi Shkupi, pasi që për cilëndo ndeshje që bëhet fja,ë le të jetë Neftchi, apo Pelisteri, apo Vardari, ne do të japim maksimumin dhe shkojmë në fitore. Mirë jemi përgatitur këto ditë dhe pas ndeshjes ndaj Belasicës, nuk shkojmë me flamur të bardhë, do të shkojmë të luajmë futboll, të “vdesim” në terren, atë që do të jep Zoti, ajo do të jetë”, ka thënë Naumovski.

Të gjithë negativ në COVID-19

Skuadra e Shkupit sot në orët e mëngjesit ka kryer dhe testimet për COVID-19, ku të gjithë futbollistë, stafi i trajnerëve dhe anëtarët e kryesisë që do të udhëtojnë për në Azerbajxhan,kanë rezultuar negativ.

Ekspedita e FC Shkupit, të mërkurën do të udhëtojë për në Baku të Azerbajxhanit, ku në orët e mbrëmjes do të ketë dhe stërvitjen zyrtare, ndërsa ndeshja Neftchi – Shkupi luhet të enjten, me fillim në orën 18:00 sipas kohës tonë (20:00 lokale).

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT