Naumovski: Ta mbyllim gjysmë sezonin me fitore

Shpërndaje:

Të mërkurën mbyllet gjysmë sezoni vjeshtor i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa skuadra e jonë në cilësi të nikoqirit do të presë skuadrën e Strugës në stadiumin e kompleksit sportiv të FFM-s.
Ekipi sot zhvilloi stërvitjen e fundit dhe do të jetë gati për duelin e radhës, që me një paraqitje të mirë dhe efektive të mbyllë këtë fazë të kampionatit në pozitën e dytë.

Për duelin në fjalë, me deklaratë për faqen zyrtare të klubit ka dalë portieri Kristijan Naumovski, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi po tregon futboll të mirë, por duhet përmirësuar realizimin dhe të ketë pak edhe fatin sportiv.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë me ekipin e Strugës, ekip që na ka borxh nga rrethi i parë, ku kishim humbur me rezultat 2-0 në Strugë dhe tani duhet që ti kthej pikët pas. Pas dy ndeshjeve që i mbyllëm me barazim kundër Vardarit dhe Renovës, nuk kemi më të drejtë për humbje pikësh, shkojmë për tri pikë dhe asgjë tjetër, nuk kemi hapësirë për kalkulime, tani më Shkëndija na ikë me gjashtë pikë diferencë dhe duhet që tu kthehemi fitoreve. Po luajmë shumë mirë, po krijojmë shumë raste për të shënuar, por ja që edhe fati nuk ishte me ne në dy ndeshjet e fundit. E respektojmë ekipin e Strugës, ekip që ka futbollistë me përvojë, të udhëhequr nga një trajner mjaft i mirë, por ne luajmë në shtëpi dhe nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fitojmë dhe në fund me fitore ti gëzojmë edhe tifozët tanë dhe me fitore ta mbyllim gjysmë sezonin”, ka thënë portieri Naumovski.

Kujtojmë se ndeshja FC Shkupi – FC Struga T&L, luhet të mërkurën me fillim në orën 13:00, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri Marjan Gocevski. Edhe këtë ndeshje e luajmë në cilësinë e nikoqirit në stadiumin e terreneve sportive pranë FFM-s, ndërsa transmetim të drejtpërdrejtë do të ketë në faqen zyrtare të FFM-s.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT