Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga Makedonija Gj.P.
Edhe pse në këtë ndeshje dy ekipet patën mjaft raste për të shënuar, prapëseprapë, rrjetat mbetën të patundura (0-0) dhe dy ekipet që po luftojnë për kreun e tabelës, ndanë nga një pikë secila.
Ndeshja në Gjorçe Petrov ofroi shumë raste, por të dy portierët Iljazi dhe Stefkovski ishin mjaft të mirë kur ishte mëse e nevojshme.
Shkupi dhe Makedonija Gj.P patën dy raste të mrekullueshme në 45 minutat e para, por nuk i përdorën ato. Khalid nga dy pozicione humbi dy mundësi të mira për nikoqirët para golit të boshatisur , por duhet përmendur gjithashtu edhe intervenimin e mrekullueshëm të Iljazit i cili i prishi ekuilibrin sulmuesit të nikoqirëve. Ndërsa fajtori kryesor pse Shkupi nuk kishte avantazh ishte portieri i ri Stefkovski, i cili bëri dy mbrojtje të shkëlqyera, e para nga një gabim i Licinas i cili ndali goditjen e Ademit dhe e dyta pas një përpjekje të Gudyabit.
Në fillim të pjesës së dytë, Shkupi kërkoi penallti të pastërt pas goditjes gjuajtje së Alvarezit, sepse njëri nga mbrojtësit preku topin me dorë në zonën e penalltisë, por gjyqtari vendosi që ndeshja të vazhdojë duke mos treguar në pikën e bardhë. Në njëzet minutat e fundit, trajneri Karan bëri disa ndryshim, ndërsa përsëri në skenë ishte arbitri kryesor i ndeshjes, kur kishte ndërhyrje klasike ndaj Berishës, duke e ndalur atë në duel ajrod me dy duar mbrojtësit nikoqir, por edhe në këtë rast ai dha shenjë se loja duhet vazhduar.
Me këtë pikë mbetemi përsëri në pozitën e tretë me 25 pikë, një më pak se Gjorçe e dyta dhe dy më pakë se Shkëndija e para.
Të mërkurën në kuadër të javës së 14-të, jeni nikoqir të ekipit të Bellasicës në stadiumin “Boris Trajkovski në lagjen Maxhari.