Skuadra e FC Shkupi i ka dhënë mundësinë për tu larguar nga skuadra futbollistit të repartit mbrojtës, Ersen Asani. Me pajtim të dy palëve, Shkupi dhe Asani kanë ndërprerë bashkëpunimin i cili zgjati për një vit.
Ersen Asani ishte një ndër futbollistët kyç dhe me shumë merita që Shkupi arriti të kthehet në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu edhe në sezonin vjeshtor dha kontribut të madh.
Kryesia e klubit dhe stafi i dëshirojnë sukses Ersen Asanit kudo që të luajë, ndërsa sigurisht se për të Shkupi do të ketë dyert e hapura për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ersen Asani me Shkupin ishte bashkuar në janarin e vitit 2015 duke ardhur nga Renova e Tetovës. Përveq Eersen Asanit deri më tani nga klubi është larguar edhe trajneri Zekirja Ramadani dhe dy futbollistët tjerë Flakron Ajdari e Xhihan Seferi. /fcshkupi/