Mesfushori Artan Veliu në vazhdim të sezonit nuk do të jetë pjesë e taborit tonë. Skuadra dhe mesfushori nga Gostivari kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. FC Shkupi e falenderon Veliun për periudhën që ishte pjesë e ekipit tonë, duke i dëshiruar suksese në vijim të karrierës së tij.
Artan Veliu skuadrës tonë iu bashkua në verën e vitit 2017-të, ndërsa me fanellën bardheblu ka regjistruar 20 ndeshje, duke shënuar edhe dy gola.