Komisioni për gara i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim që të ndërpritet kampionati vendor i Ligës së Parë dhe të Dytë, pastaj në atë të Tretë dhe si dhe kampionatet e kategorive të femrave dhe kampionatin në futsall.
Vendimi është marrë pas rekomandimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për preventivë nga virusi COVID-19, që përfshinë tubime zyrtare dhe private publike, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve, koncerte, teatro, kinema salla sportive dhe fitness qendra.
Për të rejat e fundit do t’ju njoftojmë ndërkohë.