Ndërpritet bashkëpunimi me Reginaldon

Shpërndaje:

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, skuadra jonë tani më po fillon në rikonstruktimin e ekipit.

Derisa ekipi është në pushim, kryesia është duke punuar në rinovimin dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me disa nga futbollistët, si dhe tani më kanë filluar planifikimet edhe për emra të rinj që do të bashkohen me skuadrën.

Së fundmi, njoftojmë se është ndërprerë bashkëpunimi me sulmuesin nga Mozambiku, Reginaldon, i cili gjatë sezonit që lamë pas në 14 paraqitje arriti të shënojë dy gola, të përcjellë edhe me dy asistime.

Falënderojmë Reginaldon për kontributin e dhënë duke i uruar karrierë të suksesshme në ekipin që do të zgjedh për të vazhduar aktivitetin sportiv.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT