Ndërroi jetë legjenda e Shkupit, Bajrush Baftijari (1933-2020)

Shpërndaje:

Me keqardhje sot morëm lajmin se në moshën 87 vjeçe ka ndërruar jetë një nga legjendat e mëdha të klubit tonë, Bajrush Baftijari, i cili ishte njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në klubin tonë që nga vitet e hershme të jetës së tij.

Ai si i ri fillimisht ishte pjesë e skuadrës tonë duke luajtur në rolin e anësorit të majtë, ndërsa karrierën e tij e kishte filluar në vitin 1952, duke dhënë kontribut të madh për ekipin tonë. Pas përfundimit të karrierës së tij në vitin 1965, Baftijari angazhohet në klubin tonë edhe si trajner kryesor me ekipin e seniorëve, deri në vitet e 80-ta.

Më pas klubi e angazhoi të punojë me gjeneratat e reja, me të cilët kishte një përkushtim të madh dhe arriti rezultate të larta, duke nxjerrë emra të mëdhenj të futbollit shkupjan, ndërsa pensionimi i tij nga detyra si trajner erdhi në vitin 1998.

Kryesia, stafi dhe e gjithë familja e madhe e FC Shkupi i shprehë ngushtimet më të mëdha dhe të sinqerta familjes Baftijari, duke lutur Zotin që ta mëshirojë të ndjerin.
Kujtojmë se Bajrush Baftijari është baba i ekonomit tonë Feta Baftijarit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT