Pas fitores së fundit me rezultat 0:2 në ndaj Renovës, skuadra jonë FC Shkupi dhe zyrtarisht është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive ku nesër në Shtip do të përballen me skuadrën e Bregalnicës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29-të LPFMV-së.
Shkupi me Bregalnicën, u përballën dy herë në këtë sezon,në ndeshjen e parë barazuam pa gola 0:0, ndërsa ndeshja e dytë në Çair u mbyll me një fitore 5:0 për skuadrën tonë.
Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli, Kristijan Trapanovski.
“Jemi përgatitur për këtë ndeshje si për të gjithë ndeshjet tjera në mënyrë profesionale edhe pse tani më jemi shpallur kampion. Sigurisht që skuadrën e Bregalnicës e respektojmë, por përseri mendoj që ndeshja do të varet nga ne. Ne do të japim më të mirën tonë për ti fituar gjithë ndeshjet e ngelura, duke filluar nga dita e shtunë kundër Bregalnicës.”, tha Trapanovski.
Skuadra e Bregalnicës renditet në pozitën e 5-të në tabelë me gjithsej 39 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Akademija Pandev, dhe dy barazime kundër Makedonija Gj.P, dhe Shkëndijës.
Ndeshja Bregalnica – Shkupi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në qytetin e Shtipit.