Ndong, shkaku i operimit përfundon sezonin vjeshtor

Shpërndaje:

Një nga futbollistët me perspektivë të FC Shkupit, Basilio Ndong ka kohë që ka munguar në stërvitjet dhe ndeshjet kampionale të ekipit, ndërsa e gjithë kjo ka ardhur si shkak i lëndimit të gjatë që e kishte munduar futbollistin nga Guinea Ekuatoriale. Edhe përkundër përpjekjeve të shumta, që gjithçka të kalojë me terapi të shpeshta, në fund ishte i patjetërsueshëm intervenimi kirurgjikal, që futbollisti e ka kryer në meniskun e këmbës së djathtë. Kjo do të bëjë që futbollisti 19 vjeçar të mungojë deri në fund të sezonit vjeshtor dhe më pas gjatë fazës përgatitore të janarit të bashkohet me ekipin dhe të fillojë stërvitjet. Ndong që me Shkupin është bashkuar nga janari i vitit 2018, në këtë sezon kishte tetë paraqitje.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT