Skuadra e FC Shkupi nga 22 janari po qëndron në Antali të Turqisë për të ngritur formën para fillimit të pjesës së dytë të sezonit futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Deri më tani skuadra jonë ka luajtur dy ndeshje kontrolluese, ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit dhe Steel të Ukrainës, ndërsa agjencioni që i organizon ndeshjet kontrolluese ka ndryshuar dy data dhe dy kundërshtarë. Fillimit me 31 janar Shkupi për kundërshtarë të do të ketë skuadrën boshnjake NK Çelik nga Zenica, me 02.02 mbetet e pandryshuar ndeshja ndaj Chornomorets Odessa nga Ukraina, ndërsa me 4 shkurt në vend të Anzhit rus, Shkupi luan ndaj ekipit të Premier Ligës së Kazakistanit, FC Okzhetpes.