Njoftojmë gazetarët, kameramanët dhe fotografët e të gjitha mediumeve se konferenca për shtyp e skuadrës tonë para ndeshjes së dytë eliminatore të raundit të parë në Liga Evropa me Pyunikun do të mbahet të mërkurën, nga ora 12:00. Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë trajneri Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami. Ndërkohë orari për zhvillimin e stërvitjes zyrtare të klubit tonë, mbetet ajo e njejta që ishte e paralajmruar më herët, nga ora 19:15 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Konferenca për shtyp e mysafirëve (FC Pyunik) do të mbahet nga ora 17:30, ndërsa stërvitjen zyrtare do të zhvillojë nga ora 18:00.