Në atmosferë pozitive lojtarët përgatiten për sfidat e radhës (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me seanca stërvitore nën urdhrat e trajnerit Zekerija Ramadani, ndërsa e diela do të jetë ditë pushimi, që më pas nga e hëna të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës, kur të enjten (29.03.2018),  Shkupi do të jetë mysafire në Tetovë e Renovës.

Të gjithë futbollistët në një atmosferë pozitive kanë lënë pas humbjen e fundit nga “Skopje”, me shpresë që duelin e radhës të arrijnë rezultat pozitiv, për të rikthyer vetë besimin në sfidat e tjera që do ti presin gjatë kësaj periudhe, kur do të ketë ndeshje në fundjavë dhe mesjavë.

Te Shkupi për shkak obligimeve me reprezentacionin U21 të Maqedonisë mungojnë Besart Krivanjeva dhe Omar Imeri, ndërsa për të njëjtat obligime por me reprezentacionin e Kosovës, nuk stërvitet me ekipin edhe Rron Broja.

Jashtë ekipit ka mbetur edhe me tutje vetëm Stefan Vujçiç, i cili nuk ka arritur të rikuporehet nga lëndimi i marrë që në javën e dytë të sezonit pranverorë, ndërsa me ekipin është rikthyer edhe kapiteni Suat Zendeli. 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT