Në Kavadar udhëtojmë të kompletuar

Shpërndaje:

Në xhiron e 27-të, skuadra e jonë ishte e lirë, dhe këtë pauzë stafi i trajnerëve dhe futbollistët e shfrytëzuan për të punuar dhe përgatitur sa më mirë për duelin e javës së 28-të.
Për kundërshtarë këtë javë ekipi ynë do të ketë skuadrën e Tikveshit nga Kavadari. Ekip ky që këtë sezon ka treguar paraqitje solide dhe është në mesin e tabelës.
Te ekipi ynë mbizotëron një atmosferë pozitive pas fitores së lartë që shënuam në duelin e fundit në përballje me Pobedën, ndërsa pikërisht edhe për këtë duel, stafi dhe lojtarët janë optimist për të marrë tri pikë të reja.
Për duelin ndaj Tikveshit është prononcuar Blerton Sheji, i cili mes tjerash ka thënë se nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë, por tri pikët duhet fituar.
“Realisht pauza na ka ndihmuar të rikuperohemi fizikisht dhe të përgatitemi psiqikisht për ndeshjet e ardhshme, të cilët i llogaris si finale në vete. Jemi në një fazë ku çdo gabim mund të kushtojë në garën për titull.
Gjatë kësaj kohe i kemi analizuar edhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe kemi punuar fort që pavarësisht vështirësisë, ne ta arrijmë me sukses objektivin tonë, e që është fitorja, duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Tikveshit. Kundër Tikveshit do jetë një ndeshje e vështirë, sepse në shtëpi ata gjithmonë luajnë me më shumë vetëbesim dhe organizim. Por besoj që nga atje do kthehemi me tri pikë”, ka thënë Sheji.

Të rejat nga ekipi ynë

Trajnerin Xhihat Arsllan e gëzon fakti se në këtë duel do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Mungesa e lojtarëve të cilët ishin të ndëshkuar me kartonë, nga kjo javë janë gati si: Blerton Sheji, Walid Hamidi, Queven da Silva dhe Ali Adem, ndërsa plotësisht është rikuperuar edhe Aleks Zllatkov.

Statistikat për duelin Tikveshi – Shkupi

Që nga viti 2021 ekipi ynë ka luajtur gjashtë ndeshje në përballje me Tikveshin nga të cilat ka pesë fitore dhe vetëm një disfatë. Fitorja më e lartë që kemi shënuar ndaj Tikveshit është ajo e vitit të kaluar e luajtur në muajin tetor, ku fituam me rezultat 4:2 në Çair, ndërsa disfata e vetme që kemi pësuar ishte ajo e luajtur në Kavadar shtatorin e vitit të kaluar kur humbëm 3:1.
Skuadra e Tikveshit në sezonin pranveror nuk ka shënuar asnjë fitore, nga shtatë ndeshje ka katër barazime dhe tri disfata dhe mban pozitën e shtatë në renditje me 30 pikë të tubuara.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT