Në prag të ndeshjes, Shkupi-Llapi, skuadra jonë zyrtarizoi qendër mbrojtësin 19-të vjeqar, Aleksandar Gjurkovski.
Transferi më I ri në klub, është 19 vjeqari Gjurovski I cili vie nga Kf Vardar, e që është pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.
Se cilat ishin arsyet për tu bërë pjesë e skuadrës nga Çairi, futbollisti ka thënë se ambiciet e klubit e kanë bindur atë që të vë firmën për skuadrën tonë.
“Në rradhë të parë, dua të falenderoj menaxhmentin e klubit dhe trajnerin Goce Sedloski, për besimin dhe mundësine e dhënë për të qenë pjesë e FC Shkupi.
E di që pritet shumë nga Shkupi, si në kampionatin vendor ashtu edhe ne skenën ndërkombëtare. Pikërisht, kjo ishte arsyeja se pse vendosa të nënshkruaj me FC Shkupin.Pres që shpejt të përshtatem me klubin dhe do të punoj fort që t’i arsyetoj pritshmëritë”, u shpreh Gjurkovski.
Gjurkovski është përforcimi i nëntë me radhë për FC Shkupin dhe ndoshta do ta kemi mundësinë ta shohim në fushë për herë të parë, të enjten, kundër KF Llapit.