Sot në Strumicë, përballë FK Akademija Pandev zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë edhe pse në fund arritëm të marrim një pikë.
Në pjesën e parë të takimit mbetëm me një lojtar më pak me kartonin e kuq të cilin e mori futbollisti Ali Adem (’27). Më pas arritëm të shënojmë me anë të mbrojtësit Gagi Margvelashvili (’31).
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:1.
Pjesa e dytë e takimit ishte më e rëndë për ne duke pasur parasysh zhvillimin e lojës me 10 futbollistë në fushë, ku edhe u ndëshkuam me gol nga penaltia në minutën e 79-të të takimit.
Edhe pse nuk arritëm të marrim fitoren e dëshiruar, kontrolluam ndeshjen në shumicën e kohës duke krijuar raste për gol por pa arritur të shënojmë.