Skuadra jonë ka vazhduar punën edhe gjatë ditës së enjte dhe me sukses ka mbyllur edhe një seancë stërvitore, duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen e të dielës, kur do të luajmë kundër Borecit në cilësinë e mysafirit në Veles.
Tani më është bërë e zakonshme që para çdo fillim sezoni futbollistët të bëjnë dhe testet për COVID-19 dhe e mira është që të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ dhe nuk do të kemi asnjë problem për këtë sfidë.
Ekipi sot do të ketë ditë të lirë, që nesër të mbyllë dhe stërvitjen e fundit para duelit të së dielës.
Kujtojmë se ndeshja luhet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin “Zoran Paunov” në Veles.