Neftchi e fitoi miqësoren ndaj Shkupit

Shpërndaje:

Ka përfunduar miqësorja e parë e FC Shkupit të luajtur në Turqi, ndërsa kundërshtar ishte skuadra e Neftchit nga Azerbajxhani.

Në pjesën e parë FC Shkupi jo që u tregua ekip i barabartë me skuadrën e Neftchit, por kishte më shumë nga loja dhe rastet ishin në anën e ekipit bardhekaltër.

Rastin më të mirë e kishte Muarem Muarem i cili në minuta e para të ndeshjes goditi vetëm shtyllën e portës së Neftchit. Raste tjera kishin edhe Kristija Stojkovski dhe Bllazhe Ilijoski, ndërsa këtij të fundit ju anuluar edhe një gol me preteks të pozitës jasht loje.

Nga ana tjetër edhe Neftchi kishte rastet e veta, por në vend të duhur ishte portiere Suat Zendeli.

Në pjesën e dytë Shkupi filloi lojën me disa zëvendësi, ashtu skirse kishte pralajmëruar trajneri Ramadani se do tu jep rastin të gjithë futbollistëve që të tregojnë aftësitë e tyre. Me disa raste në minutat e para të pjesës së parë dhe me tentime ngaa kundërsulmet përmes sulmuesit të vetëm Bllazhe Ilijoski, Shkupi tentoi të gjejë rrjetin kundërshtarë por nuk e arriti atë.

Ndërkohë Neftchi pas disa tentimeve arriti të shënojë golin e parë. Ishte pikërisht minuta e 62-të, kur Namik Alaksarov shfrytëzoi rastin që në gjashtëmbëdhjetëshen e Shkupit të gjejë zbrazëtirë për golin e parë.

Pas golit të parë Shkupi vazhdoi të sulmojë portën kundërshtare, mem tentimet e Ilijoskit, Stojkovskit dhe Suhejl Muharemit, por pa konkretizim. Katër minuta para fundit, në minutën e 86’, Mirabdulla Abasov rriti avntazhin për Neftchin, që ishte eedhe rezultati final.

Skuadra e Shkupit nga nesër vazhdon me punë të rregullt në Bolu, ndërsa për miqësoren e radhës do të jeni të informuar ditëve në vijim.

Neftchi – Shkupi 2:0 (0:0)

FC Shkupi: Zendeli, Tipuriç, Bilali, Adem, Ndong, Broja, Vujiçiç, Ljamçevski, Stojkovski, Muarem, Ilijoski.

Luajtën edhe: Jonuzi, Ramadani, Krivanjeva, Bajrami, Shabani, Ondo, Sefo, Veliu, S. Muharemi, Ismaili

 

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT