Skuadra e Shkupit sapo ka zhvilluar stërvitjen e fundit në pritje të ndeshjes së nesërme që për kundërshtarë në kuadër të javës së 30-të, në Çair e pret ekipin e Pobedës.
Në një atmosferë të mrekullueshme, kun ë tribuna kishte një numër të konsiderueshëm të tifo grupit “Shvercerat”, tifozë por dhe kryesia e klubit, futbollistët kanë zbatuar urdhrat e fundit të trajnerit Zekirija Ramadani para një ndeshje mjaft të rëndësishme.
Të mërkurën Shkupi luan ndeshjen e parë pas nëntorit të vitit të kaluar kur për herë të fundit kishte luajtur ndeshjen ndaj Vardarit (2:0).
Në një atmosferë pozitive të gjithë presin që e mërkura të jetë festë e madhe në Çairin dhe për të gjithë Shkupin. Tifozët “Shvercerat” pas stërvitjes kishin sjellë bakllava për lojtarët dhe stafin teknik, ndërsa të pranishëm në stërvitje ishin edhe pronari i klubit Shefshet Demiri dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku.
Të përkujtojmë se nesër ndeshja fillon në orën 16:00, ndërsa edhe kësaj radhe kryesia ka vendosur që me blerjen e çdo bilete publiku do të merr edhe nga një shall falas me logon dhe mbishkrimin SHKUPI.