Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen me Pyunikun

Bardhekaltërit të enjten e 18 korrikut me fillim në ora 20:30, do të jenë nikoqirë të skuadrës armene, Pyunik FC, ndërsa dashamirët e futbollit dhe të gjithë ata që e duan FC Shkupin sigurisht se nuk do të lënë pa mbështetur klubin me histori të madhe shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj super sfide.

Kësaj radhe që të kenë mundësi secili nga ju të pajiset me bileta, kemi arritur akordin që shitja e tyre të fillojë më herët, në shumë pika të shitjes në vendin tonë, por njëkohësisht edhe ata të cilët nuk do të kenë afër pika të shitjes, atë do të mundë ta bëjnë online. Çmimet do të jenë të kapshme për çdo dashamirë të futbollit, duke filluar nga 100 denarë e deri më 500 denarë.

Për çdo ndryshim dhe vendosjen e pikave të reja të shitjes do të jeni të njoftuar.

Duke filluar nga dita e shtunë (13.07.2019) biletat do të shiten edhe në Çarshi të vjetër të Shkupit afër shtëpisë së zejtarëve si dhe në biletarinë e Stadiumit në Çair.

Pikat e shitjes do të jenë të hapura prej nesër  (09.07.2019) me fillim në orën 12:00.

Çmimet: 100 MKD, 200 MKD, 300 MKD VIP dhe 500 MKD V-VIP.

Tobacco Shop (Expanda) – City Mall

Salla Universale – Shkup

Makpetrol – “Ilindenska”

Makpetrol – Vllae

Makpetrol – Kozle

NT Gogi – Draçevë

Grand Tobako – Tetovë

Kafe Bar Monako – Tetovë

Agora – Kumanovë

Tobako Vona 5 – Gostivar

AT Meridian – Kërçovë

AT Globus Travel – Ohër

AT Globus – Prlep

Kafe bar Coffe Lab – Shtip

Libero Travel – Koçani

Kafe bar Koncept – Strumicë

Uni son – Veles

Si dhe online në www.mktickets.mk