Nesër gurthemeli i objektit zhveshtore dhe zyrat administrative

Shpërndaje:

Kanë vazhduar me tempo të shtuar punët në përfundimin e tribunës së re të stadiumit të Çairit, ndërsa në të njëjtën kohë janë në përfundim e sipër edhe punët me fushën e blertë, ku tani më është instaluar I gjithë sistemi I ri për ujitje dhe mirëmbajtje.

Prej sot kryesia e klubit ka filluar edhe një projekt të ri që është në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve për futbollistët dhe administratën.
Gjatë ditës së sotme pasi që janë rrënuar zhveshtoret dhe zyrat e vjetra dhe është pastruar terreni, nesër do të hidhet gurthemeli i objektit të ri, ku do të prezantohet plani ndërtimor. Objekti do të ketë zhveshtore moderne dhe zyra për administratën e klubit.

Me këtë akt, jemi edhe në një fazë të re të angazhimit që stadiumi ynë të jetë një nga më modernet në vend, si nga terreni, ashtu edhe nga objekti me tribuna.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT