Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, nesër i rikthehemi kampionatit vendor, ku në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut përballemi në transfertë me rivalin, FK Vardar.
Ekipi ka pasur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur për këtë sfidë shumë të rëndësishme, ndërsa gjatë pauzës zhvilluam edhe një ndeshje kontrollouese, ndërsa ditëve të fundit stafi teknik dhe futbollistët kanë kryer edhe detyra e fundit.
“E kemi shfrytëzuar pauzën dy javore. Na pret ndeshja me Vardarin, si çdo herë derbi lokal sjell, një duel tepër interesant pa marrë parasysh se në cilin vend të tabelës gjenden. Kësaj radhe Vardari na pret si një lider, deri tani kanë zhvilluar një kampionat të mirë dhe kanë një trajner shumë të mirë, i cili ka kombinuar ekipin mirë. Kemi maksimalisht respekt, për ne edhe një barazim do të ishte një rezultat real, por kjo nuk do të thotë që do të shkojmë në derbi të dorëzuar, pse edhe mos të kërkojmë fitoren, pasi siç dihet Shkupi nuk e ka fituar Vardarin në stadiumin e qytetit në 20 vitet e fundit dhe shpresojmë ta thyejmë atë dhe të iu rikthehemi rezultateve pozitive në kampionat, pasi ambiciet tona mbetet Europa”, shprehet kapiteni Muharem Bajrami.
Për takimin me FK Vardarin, trajnerin Qatip Osmani ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve dhe mund të zgjedhë 11-shën ideale për të nisur ndeshjen. Përveç mbrojtësit Fati Ismaili që tashmë deri në fund të sezonit nuk mund të llogaritim në shërbimet e tij për shkak lëndimit, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.
Takimi FK Vardari vs FC Shkupi zhvillohet nesër (e diel, 24.11.2019) në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 13:00.