Nesër pionierët e Shkupit shpallen kampion

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

E shtuna do të jetë një ditë festive për FC Shkupi, gjeneratën e vitit 2000 (pionier), të cilëve nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do tu ndahet kupa e titullit Kampion të fituar për sezonin 2016/17. Edhe një herë skuadra e FC Shkupi e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli  ka dëshmuar se është një ndër ekipet më të forta në vend, duke e fituar titullin tri javë para kohë, edhe atë me një diferencë të madhe ndaj konkurrentëve të mëdhenj Vardarit që është në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa me Shkëndijën e pozitës së tretë ka plot 12 pikë diferencë.

Ndeshja e nesërme luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 16:00, ndërsa për kundërshtarë do të jenë moshatarët e skuadrës së Vardarit, ndërsa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes do të jetë dhe ceremonia e ndarjes së titullit.

Skuadra e FC Shkupi, pionierët fituan edhe sezonin 2014/15 titullin kampion, ndërsa në sezonin 2015/16, përfunduan në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se Vardari.

Heronjtë e trajnerit Erkan Murseli që po vazhdojnë të jenë dominues në këtë kategori janë:

Artan Sherifi, Hasan Mamuti, Jusuf Aliu, Erblin Daci, Besir Ramadani (C), Sumer Hasan, Onur Lutfiu, Ruzhdi Curri, Musli Lika, Altin Sefo, Bujar Ilazi, Besar Demiri, Rijad Idrizi, Ron Ademi, Burak Mustafa, Omer Jashari, Ilir Rexhepi, Besir Iseni, Sejdiamet Zendeli, Besnik Ferati, Jasir Memedi, Suad Veliu, Jetmir Ilazi, Vedat Lamallari.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!