Neto: Barazimi nuk na intereson, duam tri pikë

Shpërndaje:

E diela sjell edhe një ndeshje mjaft të vështirë për skuadrën tonë dhe përsëri luajmë në cilësinë e mysafirit, kësaj radhe udhëtojmë në lagjen e Gjorçe Petrovit ku do të kemi duelin përballë Makedonijës.
Skuadra kishte vetëm tri ditë kohë për tu përgatitur për këtë duel, pas ndeshjes çerekfinale në kudër të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Për këtë duel në ekip atmosfera është mjaftë pozitive dhe pritet që trajneri Umit Karan të ketë nën urdhrat e tij gati se të gjithë futbollistët që kishin probleme me lëndimin, ndërsa në dyshim mbetet edhe më tutje paraqitja e portierit Kristijan Naumovski.
Për duelin e të dielës për faqen tonë zyrtare ka folur futbollisti ynë brazilian, Neto i cili kohë më parë ishte anëtar i kundërshtarit tonë.
“Në ndeshjen e të dielës sigurisht që nuk do të jetë aspak lehtë. Por ne kemi vetëbesim se mundë të shkojmë atje dhe të marrim tri pikë. Ky është qëllimi ynë, barazimi nuk na intereson. Shkojmë për të kërkuar fitore deri fishkëllimën e fundit”, ka thënë Neto.
Kujtojmë se ndeshja Makedonija Gj.P – Shkupi, luhet të dielën (29.11.2020), në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov me fillim në orën 13:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT