Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar stërvitet në stadiumin e Çairit në vazhdimësi, ndërsa kryesia tani më ka siguruar që ekipi përgatitjet bazë ekipi ti zhvillojë në Ohër, ndërsa akomodimi do të jetë në hotelin “Tino”.
Edhe pse ekipi tradicionalisht viteve të fundit përgatitjet verore i zhvillonim në kampet e Turqisë, shkaku i situatës me COVID-19, klubi është I detyruar që për sezonin e ri të përgatitemi në qendrat vendore.
Nisja për në Ohër do të bëhet me 16 korrik, ku ekipi do të qëndrojë deri me 1 gusht, ndërsa deri më tani janë aranzhuar edhe disa ndeshje kontrolluese.
Ndeshjet Kontrolluese:
- Korrik: FC Shkupi – KF Boreci (Ohër)
22 Korrik: FC Shkupi- KF Renova (Ohër)
26 Korrik: FC Shkupi – FC Struga (Oher)
30 Korrik: FC Shkupi – (Në pritje të kundershtarit)