Nga Kavadari kthehemi vetëm me barazim

Shpërndaje:

Java e 28-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur me duelin e ekipit tonë që luajti në Kavadar kundër skuadrës së Tikveshit, ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Padyshim se ky rezultat aspak nuk është i favorshëm për skuadrën tonë, pasi nga rastet e krijuara meritoi më shumë.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë e zbehtë, me ekipin tonë që vetëm në dy momente kanosi portën e Tikveshit, ku në dy raste për të shënuar ishte sulmuesi Sunday Adetunji
Edhe nikoqirët në pjesën e parë kishin dy raste, ndërsa në të dyja fjalën kryesore e kishte portieri Kristijan Naumovski, i cili intervenoi për mrekulli.
Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, trajneri Xhihat Arsllan bëri disa zëvëndësime, të cilët edhe dhan fryt për të krijuar raste, por jo edhe gola.
Me inkudrimin në lojë të Fredy Alvarizit, Blerton Shejit, Mamadu Danfas, Walid Hamidit dhe Ali Adem, ekipi ynë ishte i gjithi në sulm.
Në minutën e 55-të, kishte një rast të dyshimt në zonën e rreptësisë së nikoqirëve, ku pas krosimit të Hamidit, topi goditi në dorë një nga mbrojtësit vendas, por arbitri kryesor dha shenjë që ndeshja të vazhdon. Pikërisht Hamidi tentoi edhe në minutën e 58-të, por goditja e tij ishte e plogësht, që përfundoi në duart e portierit.
Në minutën e 60-të, Cephas u shërbye me top nga Sheji, por goditja e tij përfundoi pak centimetra mbi portën kundërshtare. Dy minuta më vonë, Cephas dhe më pas Queven tentuan një pas një të gjejnë golin, por topi në dy rastet goditi vetëm futbollistët mbrojtës.
Rasti i fundit për të provuar golin, ishte goditja e Diene në minutën e 68-të, i cili nga një distancë e largët furishëm drejtoi topin në skaj të portës, e që me majë të gishtërinjve, e largoi portieri Davkov.
Minutat e fundit nikoqirët i shfrytëzuan për të humbur kohë, në të shumtën e rasteve duke u shtrirë në fushë, ndërsa futbollistët tanë nuk arritën që të bëjnë më shumë për të shënuar. Me këtë pikë të fituar, ekipi ynë mbetet në pozitën e 3-të, me 46 pikë.
Ndeshjen e radhës e luajmë në shtëpi, kur do të jemi nikoqir të Bregallnicës, duel ky që luhet me 26 prill me fillim në orën 16:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT