Nga shumë raste, vetëm barazim

Shpërndaje:

FC Shkupi u ndal në barazim 1-1 në përballjen ndaj Renovës në stadiumin në Çair, edhe pse kishte më shumë nga loja dhe krijoi më shumë raste të pastërta për gol. Mysafirët shënuan gol në aksionin e parë, ndërsa FC Shkupi riktheu goditjen në pjesën e dytë, përmes Kristijan Stojkoskit. Sfida e ardhshme , në transfertë ndaj Rabotniçkit.

 

FC Shkupi në sfidën e fundit në terrenin vendas të sezonit vjeshtor, u ndal në barazim 1-1 kundër Renovës. Aksionin e parë në terrenin e vështirë të stadiumit në Çair, e regjistruam në minutën e 7-të, kur Viktor Angellovi godet nga 20 metra, por që nuk shqetëson shumë portierin mysafirë. Renova përgjigjet me një tentim nga 30 metra, por në vendin e duhur është portieri Igor Aleksovski. Në minutën e 18-të, Suhel Muharemi, pasi depërtoi në krahun e djathtë, dërgoi një krosim të gjatë në shtyllën e dytë, mirëpo Serzhinjo nuk është preciz në tentimin e tij me kokë. Në minutën e 21-të, Bllagoja Ljamçevski tenton nga cepi i zonës së rrezikut, por topi shkon skaj portës. Nga e njëjta pozitë, në minutën e 24, tenton edhe Serzhinjo, por epilogu është i njëjtë. Në minutën e 28-të, Renova prodhon aksionin e parë më serioz dhe arrin të hap rezultatin, ndërsa autor i golit është Bashkim Velija. Në minutën e 32, kanoset sërisht skuadra mysafire dhe Emran Ramadani godet nga 18 metra, ndërsa topi përfundon në duart e portierit Aleksovski. Përgjigjja e FC Shkupit vijon në minutën e 36-të, kur Serzhinjo godet nga 20 metra, mirëpo sërisht topi shkon skaj portës. Në dy minuta para mbylljes së pjesës së parë Amir Bilali u shfaq në sulm, mirëpo tentimi i tij përfundon skaj portës.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Umit Karan bëri dy ndryshime, duke sjellë në lojë Rron Brojën dhe Abdulkadir Zangon, me çka FC Shkupi merr kahje ofenzive. Reagimi i parë është në minutën e 51-të, kur FC Shkupi kishte rastin ideal për të barazuar shifrat në 1-1, mirëpo Viktor Angelov, edhe pse mundi portierin mysafirë , por nuk gjenë rrjetën e Renovës. I njëjti futbollist ishte në skenë në minutën e 57, por edhe kësaj radhe topi shkon skaj portës. Në minutën e 68-të, vjen shpërblimi për lojën ofenzive dhe FC Shkupi barazon shifrat në 1-1. Kroson Krivanjeva, ndërsa në zonë, Muharem Bajrami ndalet nga Kobetiq, por topi arrin deri te Stojkoski, që shënon në këndin më të afërt për 1-1. Një minutë më vonë, godet edhe Rron Broja, por në vendin e duhur është portieri mysafirë. Në minutën e 81, Angelov shfrytëzon hutin mes mbrojtjes mysafire dhe portierit, por tentimi i tij me kokë, nuk arrin të kalojë vijën fundore. Në dy minuta para përfundimit të takimit, Serzhinjo u gjet sy me sy me Kobetiqin, ndërsa fitues ishte portieri mysafirë. Dhe rasti i fundit ishte për Viktor Angelovin, që gjuan në portën mysafire, por Abdulla Xhelili, ishte pengesa e fundit për golin e dytë. Sfida e radhës do të jetë në transfertë, përball skuadrës së Rabotniçkit.

 

FC Shkupi – Renova 1-1 (0-1)

Stadiumi në Çair

Shikues: 2000

Arbitri kryesor: Jovan Kaçevski (Strugë)

Ndihmësit: Simon Grdanovski (Strugë), Aco Macevski(Strugë)

Golashënues: Bashkim Velija 29′(Renova), Kristijan Stojkoski 68′ (FCShkupi)

Kartona të verdhë: Vlatko Stojanovski , Burim Sadiku (Renova), Rron Broja (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski (Abdilkadir Zango 46′), Armel Bradxhi (Jusuf Aliu 84′), Suhel Muharemi (Rron Broja 46′), Besart Krivanjeva, Viktor Angelov, Serzhinjo, Kristijan Stojkoski.

Trajner: Umit Karan

Renova: Iseni, Zuka, Sadiki, Kadriu, Nuhiu, Ramadani, Gafuri, Stojanovski, Fetai, Velija, Abdula.

Trajner: Nikola Ilievski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT