Sot në orën 13:00 skuadra jonë ka bërë grumbullimin e parë pas pushimit të merituar dimëror që kishin futbollistët dhe stafi i trajnerëve.
Edhe pse në një numër më të vogël, duke marrë parasysh së futbollistët e besimit ortodoks sot ishin të liruar nga stërvitja për shkak të festës fetare, futbollistët e tjerë kishin një takim me kryesinë e klubit dhe më pas nisën edhe seancën e parë stërvitore.
Ekipi tani më do të vazhdojë me punë edhe në ditët në vijim, ndërsa nesër priten të jenë të gjithë në grumbullim.