Në prag të ndeshjes së dytë të turit të parë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës, ekipi ynë të enjten (20.07.2023), me fillim në ora 21:00, në stadiumin e qytetit Arena “Todor Proeski”, do të jetë nikoqire e skuadrës së FC Helegmann. Është koha që së bashku të shënojmë edhe një rezultat të mirë dhe te arrijmë kualifikimin në turin e dytë.
Biletat do të jenë në shitje në dy lokacione, kafeterinë “Bistro” në Çair afër stadiumit të FC Shkupi dhe në kafeterin “Kaimuck” në Çarshinë e Vjetër. Sot biletat mund ti blini duke filluar nga ora 18:00 deri në ora 22:00. Të mërkurën gjithashtu do të mundë të furnizoheni me bileta në të dy lokacionet e lartë përmendura, nga ora 17:00 deri në ora 22:00. Ndërsa të enjten, ditën e ndeshjes, biletat do të shiten nga ora 13:00 deri në ora 18:00, po në “Bistro” dhe “Kaimuck”, ndërsa nga ora 18:30 në pikëshitjen para stadiumit të qytetit Arena “Todor Proeski”.
Çmimi i një bilete është 250 denarë, ndërsa në shitje janë vetëm biletat për tribunën e Jugut.