Niltinho për tri pikët e para sezonale

Shpërndaje:

Edhe në javën e dytë përsëri kemi luajtur si mysafir, në të njëjtin stadium dhe përsëri një derbi i qytetit,por kësaj radhe kishim ekipin e Vardarit përballë.

Sigurisht se ekipi ishte shumë i motivuar për të marrë fitoren e parë sezonale.

Në këtë ndeshje luajtën edhe përforcimet e fundit, Abazi, Niltinho dhe Hodzhiç, të cilët treguan kualitetet e tyre.

Ndeshja nisi me iniciativë të plotë të skuadrës tonë, e cila ishte stabile në mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa në disa raste sulmuesi shtatlartë, Luan Abazi lodhi mbrojtjen kundërshtare.

Që në minutën e 12-t Abazi tregoi se do të jetë vështirë të mbahet, kur arriti të rrëmbej një top, ndërsa  vetëm në mënyrë të palejuar u ndal para 16-tëshit. Rasti tjetër në pjesën e parë ishte më i miri që duhej të shëndrohej në gol, kur në minutën e 42 Trapanovski ishte i vetëm më Gaçevskin, por shutoi vetëm skaj porte.

Në pjesën e dytë përsëri në element ishte Abazi, i cili në minutën e 55 kishte rastin për të shënuar, kur pas rivënies nga këndi me kokë gjuajti mbi portë. Në minutën e 67-t, përsëri Abazi pas krosimit të Rrahmanit, ishte shumë afër golit, por portieri nikoqir dëboi topin në rivënie këndore. Më në fund, në minutën e 79-t, zhbllokohet rezultati me autor brazilianin Niltinho. Deri në fund të ndeshjes edhe Vardari kërkoi barazimin, kur në minutën e 83 kishte një intervenim fenomenal portieri dhe kapiteni Iljazi, ndërsa një minut më vonë kishim mundësinë për të ngritur epërsinë, me anë të Armin Hodxhiç, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit vendas.

Në kohën shtesë Lemos i Vardarit, goditi shtyllën, që më pas topin ta merr më duar portieri Artan Iljazi.

Me këtë fitore ekipi ynë arkëton tri pikëshin e parë, ndërsa javën e ardhshme jemi nikoqir të ekipit të Sileksit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT