Niltinho vishet bardhekaltër

Shpërndaje:

Ekipi ynë ka arritur së fundmi të sjell edhe një futbollist, për të përforcuar sulmin. Bëhet fjalë për brazilianin 29 vjeçar Nilton Soares Rodrigues (Niltinho), i cili së fundmi ka qenë pjesë e Valletas në kampionatin e Maltës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Sao Caetano, Panachaiki, Nautico, Ponte Preta, Chaves, Atletico Go, Chapaecoense e të tjera.

Niltinho është sulmues i krahut të djathtë, por luan edhe në pozitën e majtë, i cili përveç se shënon gola, ai shquhet shumë edhe për asistime.

Sulmuesi brazilian është shprehur i kënaqur nga pritja që i është bërë në kampin bardhekaltër, duke shtruar se vjen si përforcim për të ndihmuar ekipin në arritjet e ambicieve të tij.

“Ndihem shumë mirë, të gjithë më kanë bërë pritje shumë të mirë dhe pozitive, gjithashtu edhe futbollistët më pritën shumë mirë! Kam ardhur këtu për të forcuar një grup që tashmë është shumë i mirë. Pritshmëritë janë shumë të larta, klubi ka objektivat e tij dhe ne do të mundohemi që ti arrijmë ato. Me punë, përkushtim dhe durim, së bashku me tifozët do të festojmë arritjet tona”, ka thënë Niltinho, me të cilin kemi nënshkruar kontratë një vjeçare.

Niltinho është futbollisti i tretë brazilian që është bërë pjesë e skuadrës sonë, pas Queven dhe Sampaio.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT