Një super përforcim, Glishiq forcon repartin defansiv

Shpërndaje:

Në radhët e FC Shkupit tani është edhe një ardhje e re, bëhet fjalë për futbollistin Darko Glishiq, i cili vjen për të përforcuar edhe më shumë mbrojtjen e skuadrës bardhekaltër.

Ekipi nga Çairi dhe futbollisti Glishiq janë dakorduar që të nënshkruajnë kontratë një për një vit e gjysmë, ndërsa marrëveshja është arritur sot në zyrat e klubit. Mbrojtësi krahut të majtë, 28 vjeçari vjen te Shkupi si futbollist me një karrierë shumë të madhe, duke luajtur në klube dhe kampionate të ndryshme.

Ai në karrierën e tij ka fituar tre tituj kampion me skuadrën e Vardarit të Shkupit, ndërsa është fitues edhe i dy titujve në kampionatin e Gjeorgjisë, ku ka fituar dy herë Kupën e këtij vendi. Glishiq ka luajtur në vendin tonë edhe me ekipin e “Skopjes”, Napredokut dhe Teteksit, ndërsa jasht vendit luajti te Olimpik Sarajeva në BeH, Dinamo Tbilis në Gjeorgji, ndërsa së fundmi luajti në kampionatin e Bullgarisë, fillimisht me “Septemvri” të Sofjes dhe te Shkupi vjen nga Arda Kardzhali.

Kështu me ardhjen e Darko Glishiqit, mbrojtja pothuajse është e kompletuar. Futbollisti nga e enjtja do ti bashkohet ekipit në Antalia, për të kapur ritmin e përgatitjeve dhe sa më mirë të fillojë sezonin pranveror me ekipin.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT