Njoftim: Nuk lejohet asnjë tifoz i FC Shkupi në Strumicë

Shpërndaje:

Ndeshja e xhiros së parë të sezonit të ri futbollistik në mes KF Vardarit nga Shkupi dhe FC Shkupi që luhet të dielën në Strumicë, nga ana e MPB-s është shpallur e rrezikut të lartë.

Stadiumi në Strumicë “Mlladost” është duke u rinovuar dhe nuk do të jetë në gjendje që të pranojë dy grupe të tifozëve. Ndërsa të gjitha biletat do të shiten vetëm me letërnjoftime dhe nuk do tu mundësohet të blejnë qytetarë që jetojnë në lagjet e Shkupit (Çair, Butel, Saraj, Haraçinë, Kondovë dhe lagjet tjera shqiptare).

Në të njejtën kohë deri te klubi ynë ka arritur dhe njoftimi nga ana e KF Vardar dhe njëkohesisht edhe nga menaxhuesit e stadiumit “Mlladost” se për ndeshjen e të dielës në funksion do të jetë vetëm një tribunë (jugu), dhe për këtë shkak nuk do të jetë e mundur që të pranohen dy grupe tifozësh, që i bie se nuk lejohet udhëtimi i tifozëve të FC Shkupi. Për këtë shkak apelojmë deri te të gjithë tifozët e FC Shkupi që të mos udhëtojnë për në Strumicë, pasi që mundë të dënohet klubi dhe ata nuk do të lejohen të hynë në stadium.

 

/fcshkupi/

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT