Njoftojmë të gjitha mediat se fillimi i sezonit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut do të fillojë me disa ndryshime edhe në sferën e informit gjatë ndeshjeve.
Shkaku i pandemisë së COVID-19 edhe FFM ka sjellë një protokoll të ri për ata të cilët do të mundë të jenë pjesëmarrës në stadium gjatë ndeshjeve kampionale. Sipas protokollit në ulëset e gazetarëve do të lejohen vetëm gjashtë (6 ) gazetar dhe dy (2) fotoreporterë.
Andaj të gjithë ata të cilët do të jenë të interesuar që të marrin pjesë në ndeshjen e javës së parë FC Shkupi – KF Shkëndija (09.08.2020 ora 17:30) dhe në ndershjet tjera të sezonit, duhet të dërgojnë deklaratë me shkrim që marrin përgjegjësi se nuk është:
- I infektuar me COVID-19
- Nuk ka pasur simptome
- Dhe nuk ka qenë në kontakt me persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 ose të cilët kanë qenë në vetizolim.
Kërkesën për akreditim të bashkangjitur me deklaratë ta dërgoni në email adresën info@fcshkupi.com, më së voni deri nesër (08.08.2020) në orën 20:00.