Njoftim për ndeshjen Shkupi – Vardari

Shpërndaje:

Java e fundit e kampionatit 2017/18 sjell derbin e madh të qytetit dhe kampionatit kur do të takohen FC Shkupi dhe KF Vardar. Si zakonisht kur luhet një derbi i tillë, ndeshja shpallet e rrezikut të lartë, ndërsa interesimi për një biletë është tejet i madh.

Andaj njoftojmë të gjithë ata të cilët dëshirojnë që të sigurojnë sa më herët bileta, pasi që është e logjikshme se në një stadium që mbledh 5.000 shikues, ndërsa interesimi është shumë i madh nuk do të ketë biletë për secilin, shitja do të fillojë që nga ora 13:30 para stadiumit.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që do të nisen për në stadium që me vete mos të mbajnë asnjë shishe, pare metalike, shkrepse, shishe dhe sende të tjera të forta, pasi që nuk do të lejohen nga policia dhe sigurimi në hyrje të derës.

Ndeshja FC Shkupi – KF Vardari luhet të dielën me fillim në orën 16:15, ndërsa çmimi është 100 denar.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT