FC Shkupi dëshiron të informojë tifozët dhe opinionin e gjerë se, për shkak të disa pengesave burokratike, nuk kemi arritur të zhbllokojmë merkaton e klubit, pavarësisht shlyerjes së të gjitha borxheve.
Si pasojë, klubi nuk do të mund të regjistrojë lojtarët e afruar gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, me ekipin dhe fondin aktual të lojtarëve që kemi në radhët tona, duke shtuar këtu edhe lojtarët e afruar së fundmi nga akademia, jemi të bindur se do t’i arrijmë objektivat kryesore për pjesën pranverore të sezonit.
Falënderojmë të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe jemi të përkushtuar për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.
Me respekt,
FC Shkupi