Njoftim zyrtar për heqjen e ndalesës nga FIFA

Shpërndaje:

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se prej sot, FC Shkupi zyrtarisht nuk ka më ndalesë nga FIFA.

Siç kemi bërë të ditur edhe më herët, të gjitha borxhet e klubit ishin shlyer në afat dhe të gjitha detyrimet ishin përmbushur në kohë. Megjithatë, ndalesa nuk u hoq menjëherë për shkak të disa problemeve teknike dhe procedurave burokratike, të cilat tashmë janë zgjidhur plotësisht.

Ky proces, ndonëse jashtë vullnetit tonë, ka qenë një sfidë që e kemi përballuar me seriozitet dhe përkushtim, gjithmonë duke pasur si qëllim mbrojtjen e interesave të klubit. Përkushtimi i menaxhmentit të ri, ka qenë maksimal për të tejkaluar këtë situatë, duke ndjekur çdo hap ligjor dhe procedural deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Me këtë rast, duam të falënderojmë të gjithë tifozët dhe mbështetësit tanë për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Besimi dhe dashuria juaj ndaj klubit, janë forca jonë më e madhe.

Shikojmë përpara me optimizëm dhe përkushtim, duke qenë të vendosur që të vazhdojmë rrugën drejt synimeve tona, me besim të plotë në skuadrën që kemi.

Faleminderit që jeni gjithmonë me ne!

Me respekt,
FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT