Norvegjezi Gronner shton konkurrencën në sulm

Shpërndaje:

Emanuel Longe Gronner, sulmuesi i talentuar norvegjez, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij me ekipin tonë. Gronner, 22 vjeç, ka lënë klubin e tij të mëparshëm, Sogndal të Norvegjisë, duke nënshkruar me FC Shkupin kontratë deri më qershorin e vitit 2026.

Gronner është një lojtar i shpejtë, i fortë dhe i aftë në ajër, që lua si qendër-sulmues. Ai gjithashtu ka luajtur për skuadrat e Vålerenga, Lyn, Kjelsås, Baerum Sportsklubb, Sogndal, Jerv. Sulmuesi shtatlartë 1.91cm gjatë karrierës së tij në kampionatet norvegjeze ka 73 paraqitje, duke shënuar 19 gola dhe tre asistime.

Gronner ka thënë se është i lumtur dhe i motivuar për të luajtur për FC Shkupi dhe se shpreson të ndihmojë klubin të fitojë titullin kampion dhe të kualifikohet për garat evropiane.

“Zgjodha të nënshkruaj për FC Shkupi sepse është një klub me ambicie të mëdha dhe luajnë futbolli që më përshtatet shumë. Kur mora ofertën, ishte një zgjedhje e lehtë. Unë vij në një top skuadër në ligën maqedonase që lufton për titullin e ligës dhe garat evropiane. Jam pritur shumë mirë nga të gjithë lojtarët, stafi, trajnerët dhe presidenti, jam shumë mirënjohës për këtë. Ndjej se po vij në një grup që qëndron fort së bashku dhe ka të njëjtat synime. Sigurisht që është një jetë e re, në një qytet të ri, gjuhë dhe klub të ri me të cilin duhet të mësohem, por tashmë po kënaqem shumë. Unë mezi pres të fitojmë ndeshjet më të gjithë së bashku dhe garantoj se do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të luftuar për ekipin. Shihemi më 18 shkurt!

Ky është një transferim shumë me vlerë për ekipin tonë, duke siguruar shërbimet e një lojtari të ri dhe premtues. Gronner do të shtojë cilësi, diversitet dhe konkurrencë në sulmin e FC Shkupi. Gronner do të jetë në dispozicion për trajnerin Mlladen Zhizhoviç për ndeshjet e radhës në kampin përgatitor në Antalya.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT