Nuhiu: Duam të nxjerrim më të mirën në Tetovë

Shpërndaje:

Java e 11-të e Ligës së Parë të Maqedonisë sjell ndeshjen ku FC Shkupi udhëton drejt Tetovës, për të luajtur ndeshjen me KF Shkëndija. Skuadra e Shkupit për këtë ndeshje do të udhëtojë në Tetovë pa disa futbollist. Për këtë ndeshje shumë të vlefshëm ka folur trajneri Ardian Nuhiu, i cili vlerëson ekipin “kuqezi”, ndërsa shprehet se skuadra e tij do të jep më të mirën për të nxjerrë diçka pozitive nga kjo përballje.

“Nuk ka nevojë të flas shumë për ekipin kundërshtar në ndeshjen e të dielës, pasi që me ndeshjet që ka treguar deri më tani, bëhet fjalë për skuadrën më të mirë në kampionat, me shumë cilësi që ka brenda grupit. Por gjithsesi ne kemi analizuar anët pozitive dhe negative të kundërshtarit dhe mendoj se do të arrijmë të përgatisim një kundër lojë ndaj tyre. Sido që të jetë, ne do të udhëtojmë për në Tetovë që me të gjitha forcat të arrijmë të bëjmë befasi dhe të nxjerrim më të mirën që kemi mundësi”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Shkupi do të jetë pa dy futbollistët e huazuar Shpend Asani dhe Shqiprim Taipin, si dhe Bunjamin Shabanin e lënduar, ndërkohë shkaku i kartonit të kuq, mungon edhe Emmanuel Mbella. Ndeshja KF Shkëndija – FC Shkupi luhet sot me fillim në orën 14:30, në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT